Gati për sezonin veror, B.M. Group vjen me risi e garanci për bashkëpunëtorët
Kompania prestigjoze BM SHPK vijon të jetë lider në treg, duke garantuar zinxhirin e bashkëpunëtorëve dhe partnerëve se do të jenë krah tyre me suportin logjistik, distibucionit, shitjes dhe standardeve që ofrojnë te konsumatori final si dhe cilësinë e lartë të produkteve.
“Kjo kompani përfaqëson kryesimin në industrinë e pijeve në Shqipëri, ku sot bashkëpunon me 95% të tregut dhe shpërndarës i 8S2 në Kosovë, Maqedoni e në rajon, Mal të Zi, Serbi, Slloveni, Greqi, Itali, Angli e Shtete të Bashkuara, duke marrë përmasat e një kompanie ndërkombëtare. Është një nga kompanitë me prestigjoze, e cila gëzon vlerësimin e institucioneve vendase dhe të huaja dhe në vitin 2023 është vlerësuar si distributor më i mirë e vitit nga dhoma e ekonomisë dhe tregtisë“, shpjegon drejtuesja e marketingut, Xhenisa Shehu.
Kompania BM Shpk sjell së shpejti në tregun shqiptar produktin më inovativ, 8S2 pa sheqer, që vjen si përgjigje ndaj kërkesës së rritur për pije energjike.
“Kërkesa e konsumatorëve për opsione më të shëndetshme është në nivelin më të lartë. Studimet tregojnë se njerëzit po kërkojnë gjithnjë e më shumë pije me përmbajtje më të ulët sheqeri pa kompromis në shije ose fuqi energjie. E prodhuar në Holandë do të vijë në versionin inovativ zero sheqer në tregun shqiptar nga kompania BM shpk, për të gjithë ata që kanë një stil jetë aktive dhe produktive”, thotë Shehu.
Sfidat dhe konkurrenca agresive nuk kanë mundur të ndalin ecurinë tregtare të kompanisë BM shpk, e cila di gjithmonë sesi të operojë në treg për të sjellë risi unike përpara sezonit veror.
“Është shpejt për të thënë a ndikon në ecurinë tregtare, por ne si gjithmonë do të marrim te gjitha iniciativat tona, përpara sezonit veror të mbështesim me flotën e shitjes dhe distribucionit të gjithë rrjetet e supermarketeve, Horeca dhe çdo bashkëpunëtor tjetër që kërkon produktet tona në Shqipëri dhe rajon. Besojmë se cilësia, emri i mirë e një brandi ndërkombëtar dhe shërbimi korrekt ndaj konsumatorit do të japë frutet e veta vit pas viti”.
Drejtuesit e kompanisë BM Shpk shprehin entuziazmin që ndër vite falë ekspertëve të huaj holandez e vendas, logjistikës së avancuar, pasionit për cilësi e standarde ndërkombëtare, dhe forcës së shitjes kanë njohur vetëm rritje përtej sfidave, dhe konkurrencës në treg.
AlbaniaWeb.net