Mon, Nov 25, 2024

Hasani në Kroaci, diskutimi për bashkëpunimin mes Tiranës dhe Zagrebit

  • PublishedApril 23, 2024

Në funksion të intensifikimit të marrëdhënieve Kroaci-Shqipëri në Zagreb, ministri Punëve të jashtme, Igli Hasani, serinë e takimeve e nisi me kryeministrin kroat Andrej Plenković.

Është diskutuar vijimi bashkëpunimit të partneriteti strategjik, në të gjitha nivelet. Ndërsa në konferencën e përbashkët për mediat me homologun Gordan Grlic-Radman, ministri Hasani deklaroi se ju jemi mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për integrimin në BE të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.

“Gjykuam se ka ardhur koha për një takim ndërmjet dy qeverive G2G, pasi jemi të bindur se ky ndërveprim do t’i japë një dimension të ri, më të plotë bashkëpunimit dypalësh. Për ne, Kroacia është një nga vendet më të rëndësishme të Ballkanit, aksi që lidh Tiranën me Evropën në rrugë tokësore. Modeli juaj është veçanërisht i rëndësishëm për ne që ta zbatojmë në procesin tonë të integrimit”, tha Hasani.

Për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, shefi diplomacisë shqiptare deklaroi se “Do të mbështesim forcat politike evropiane, të cilat, si në rastin e Maqedonisë së Veriut nesër, janë thirrur në zgjedhje. Pasi e ardhmja e rajonit tonë theksoi ministri Hasani, është BE dhe në këtë vizion kemi mbështetjen e vendeve anëtare të BE, me në krye Kroacinë.


AlbaniaWeb.net