Tue, Nov 26, 2024

“Kanë ndërruar shkollën prej teje! Kush je ti?! Kërko falje na ke shkaktuar trauma”, momenti kur nxënësit përballen me profesorin, u pezullua nga detyra për ngacmim seksual

  • PublishedApril 23, 2024

Pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i cili akuzohet nga studentët për ngacmim seksual, është pezulluar nga detyra.

Krasniqi u akuzua nga 27 studentë për ngacmim seksual. Lëvizja Feministe Studentore për disa ditë rresht protestoi para rektoratit të Universitetit.

Aktivistët kërkuan shkarkimin e pedagogut, duke cituar fjalët, që sipas tyre ka thënë profesori “Unë jam i drejtë në vlerësim, e kështu jam i drejtë, kur dush të bëj masazh”.

“Më ke thënë kam be të bo masazh, pranoje, në Gjakovë pse të kanë qit ka dalë njëri me emër ka dëshmu, pse nuk je më në Gjakovë, pse ke ik prej andej, jam tut para një viti sot nuk tutna, sot jam tjetër kush, foli para teje dhe para tjerve, edhe në Gjakovë tendencioze para teje? Edhe në Sami Frashër zhajnt5azh ndaj teje të miturat? Ka ndryshu shkollën prej teje, ka çu prindërit, kallëzojui policisë që je i raportum për ngacmim seksual. Ti mua më ke thënë kam me të bo masazh, s’kam me u nal deri sa kjo, na ke shkaktuar stres dhe trauma, a ke me pagu, nuk mjafton falja, edhe pri8ndërve tanë u ka shkaktuar stres, kush je ti? Ka profesorë më rigorozë se sa ti dhe nuk kaë shantazhuar si ti, pse kalova anatominë, matematikën, më i mençuri ti, 14 shkurt 2023 më ke thënë do të të bëj maszh, kërko falje për fjalët që ke thënë, nuk janë shpifje, duhet të pranosh realitetin se kush je”, thanë nxënësit.


AlbaniaWeb.net