Mon, Nov 25, 2024

Komisioni i Shëndetësisë/ “Ku është ‘dhoma e rrëfimit’?” Korreshi me batuta, Koçi kërkon “uljen e gjakrave”: Të mos e bëjmë si hetim penal!

  • PublishedApril 23, 2024

Anëtari i PS në Komisionin e Shëndetësisë, Petro Koçi ka kërkuar që të “ulen gjakrat” dhe Komisioni i Shëndetësisë të vijojë punën, por sipas tij të mos harrohet që të trajtohet si hetim parlamentar dhe jo penal.

“Ky komision nuk ka komandant apo komandante por ka një drejtues. Sipas nenit 10 kryetari dhe zv. kryetari drejtojnë të gjithë veprimtarinë e këtij komisioni. Po lexoj atë që nuk lexuat ju (i drejtohet Albana Vokshit)… do e ftoja komisionin që më shumë të fokusohet te fenomenet sesa të trajtohet si hetim penal se këtë e bën tjetër kush.

Ka shumë të korruptuar nga të gjitha krahët, me siguri mund të ketë dhe problematika me integritetin e personave të caktuar, por që të jetë më efektiv duhet të ndiqet shembulli i atyre vendeve të tjera që parlamentet hetojnë, por jo si një hetim penal.

Kjo na vë në konflikt interesi. Të administrojmë punën në mënyrë serioze dhe me profil parlamentar. Kushdo që vërtetohet që është i përfshirë në korrupsion, ka të drejtë të bëjë kallëzim. Të shkëputemi nga praktikat e kohës së komunizmit”, tha Koçi.

Ndërkohë deputeti i PD Saimir Korreshi nuk i ka kursyer batutat…

“Ideja është që a të ulemi të bëjmë një produkt? Na thoni se ku do ta montojmë dhomën e rrëfimit, meqë ministrat do rrëfejnë atje. Do të rrëfehen tek e tek. Pse çfarë jemi ne Sigurimi i Shtetit që do të merren ministrat tek e tek? Pse tek e tek? Do ndajmë lekë ne atje, do bëjmë pazare? Ne nuk po biem dakord për kalendarin, do jetë me foton e Interit apo Milanit”, tha ai.


AlbaniaWeb.net