Fri, Nov 15, 2024

Ministri Gonxhe u bën thirrje të rinjve të aplikojnë për punë në shtet: Janë 126 vende të lira, por kanë frikë të firmosin nga hetimet

  • PublishedApril 23, 2024

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Panairi i Punës” të zhvilluar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës u bëri thirrje të rinjve që të aplikojnë për punë në shtet.

Sipas ministrit, arsyeja emos aplikimit të të rinjve është se janë zhgënjyer dhe kanë frikë që të firmosin.

“Ne do të bëjmë ç’është e mundur sivjet të hapim sytë dhe mendjen sa i takon një reforme të plotë për pensionet. Pensionet nuk mund të jenë në këtë gjendje.

Ne do të duhet të ndërhyjmë fort sepse pensionet janë një motivator i rëndësishëm për të gjithë ata që bëjnë një plan angazhimi, marrin një vendim për të punuar apo ajo.

Pensioni për disa nga ne do të jetë ndoshta as 1/6 e asaj që paguajmë për veten tonë për shkak të rënies së madhe të vlerës së fondit që në vite do të na kthehet ne pastaj në pjesën që do të marrin në momentin e pensionit”, tha Gonxhe.

MInistri u shpreh se do të bëjë çfarë të jetë e mundur për rritjen e pagave pasi sipas tij sjellin dhe një rritje të menjëhershme të konsumit.

“Ne do të bëjmë çmos, ju garantoj për këtë, që të ngremë pagat. Pagat janë një histori fitore-fitore. Ata sjellin një rritje të menjëhershme të konsumit. Ne kemi shumë vende pune. Unë ju ftoj të gjithëve të klikojnë në faqen e DAP-it, unë ju ftoj të gjithë të provojnë dhe njëherë tjetër të punojnë në shtet. Unë e kuptoj se shumë janë të zhgënjyer.

Kanë frikë për të firmosur, kanë frikë nga hetimet. Unë i kam bodrumet në depresion total se aty punonte ekonomia që kam gjetur, në bodrum. Në një shtet që vuante për ekonominë, ekonomia punonte në bodrum. Rrogat shumë të ulëta, po mundohemi t’i ngremë.

Shumë shpejt të kalojmë në kushte të tjera. Duhet dhe ndihma juaj që njerëzit të aplikojnë. Janë 126 vende që presim, procedurat e DAP-it janë të tilla, marrin pak kohë”, tha ministri.


AlbaniaWeb.net