Fri, Nov 15, 2024

“Nuk është ofendim të them o Donald, o Mario”, Egla përplaset me Romeon: Je skandaloz! Kam punuar me ata, janë çuna…

  • PublishedApril 23, 2024

Pas Romeos Egla debatoi edhe me Romeon në Prime të Big Brother VIP, pas një përplasje ku Egla i ka përmendur atij dy vëllezërit, Donaldin dhe Marion.

Mes toneve të larta Egla u përpoq që të sqaronte që nuk ia ka përmendur për keq, po ngaqë i ngatërron ata me njëri tjetrin, ndërsa Romeo kundërshtoi duke thënë se ajo e ka bërë qëllimisht.

Egla: Kam punuar me ata dy njerëz, mos e kthe situatën.

Romeo: The o Donald dhe Mario, nuk më fole për ata

Egla: Nuk është ofendim të të them o Donald o Mario. Je skandaloz. Dolandi dhe Mario janë dy çuna të mrekullueshëm që kam punuar para se të futesha në Big Brother. Nuk e kisha për keq kur përmenda stafin. Unë nuk kam dyshimin më të vogël te ky format. I ke sqaruar gjërat jashtë me stafin e kisha që ky është një njeri që ka punuar për 21 vjet në televizion dhe është një staf dhe publik i madh që i ndjek madh. Unë jam aktore teatri dhe kam publik më modest.

Romeo: Kush është stafi im

Egla: Stafi që merret me ndjekësit e tu. Në mendjen time nuk ka ekzistuar ky dyshim që është në të njëjtin televizion ku punon.

Arbrër Hajdari: Lojtarët duhet të tregojnë kush janë, dua t’u rikujtoj se fuqia e këtij formati vërtetoi se ky njeri mund të bëjë shumë njerëz për vete, pa asnjë staf dhe publik.

Egla: Nuk ia thash për ta ulur

Arbër Hajdari: Pse i thua Romeo? Për respekt?

Egla: E thërras se i ngatërroj, më shpëton goja

Romeo: Më tha ‘për fitore a i jep porosi stafit?’  Unë nuk e njoh Eglën nga teatri por nga filmi dhe seritë me Elvis Pupën.


AlbaniaWeb.net