Sun, Nov 24, 2024

“Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë nëse mposht Ukrainën”/ Paralajmërimi i fortë i Sunak, rrit ndihmën ushtarake për Kievin! Polonia gati të presë armët bërthamore?

  • PublishedApril 23, 2024

Kryeministri britanik, Rishi Sunak paralajmëron se presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë mposht Ukrainën në luftë.

Ndërsa Perëndimi shkon drejt një përballjeje bërthamore, raketa vdekjeprurëse dhe automjete të blinduara do të dërgohen për të zmbrapsur Putinin, shkruan “The Sun”.

Kryeministri do të shpallë sot paketën e energjisë së bashku me një shtesë prej 500 milionë paundësh për përpjekjet luftarake të Presidentit Zelensky. Duke përfshirë municione të tjera, mbrojtjen ajrore dhe dronët, rritja e ndihmës do ta çojë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kievin në 3 miliardë paund këtë vit.

Sunak më pas do të shkojë në Poloni dhe Gjermani për bisedime urgjente për sigurinë, ku do të paralajmërojë se Rusia do të pushtojë NATO-n nëse nuk ndalet.

Në tokën polake, Sunak, në një udhëtim dy ditor, planifikon të diskutojë luftën në Ukrainë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s  Jens Stoltenberg dhe më vonë do të takohet me kryeministrin polak Donald Tusk në Varshavë.

“Mbrojtja e Ukrainës kundër ambicieve brutale të Rusisë është jetike për sigurinë tonë dhe për të gjithë Evropën. Nëse Putini lejohet të ketë sukses në këtë luftë agresioni, ai nuk do të ndalet në kufirin polak”, tha kryeministri britanik mbrëmjen e kaluar.

Sikurse njoftoi një zëdhënës i Downing Street, Sunak foli këtë mëngjes me Presidentin Zelensky për ta siguruar për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për mbrojtjen e Ukrainës kundër “ambicieve brutale dhe ekspansioniste të Rusisë”.

Paketa e Ministrisë së Mbrojtjes përfshin 60 varka si mjete bastisjeje të pajisura me armë, bashkë me 1600 raketa sulmuese dhe të mbrojtjes ajrore, si dhe raketa me rreze të gjatë veprimi Storm Shadow.

Sunak është nën presion për të rritur në buxhetin e mbrojtjes së Britanisë në 2.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. The Sun zbuloi kohët e fundit se ai po planifikon një rritje të madhe, para ditëlindjes së 75-të të NATO -s këtë verë. Por, ish-sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace, në një reagim të menjëhershëm, e konsideruan lajmin mashtrim.

Ndërkohë, Polonia ka dhënë tashmë dritën jeshile se është gati të presë armë bërthamore në kufijtë e saj nëse është e nevojshme. Presidenti polak Andrzej Duda tha se vendi i tij do të marrë  armët bërthamore  nëse atyre iu kërkohet nga  NATO, ndërsa ata po kërkojnë ku të vendosin armë dhe për t’iu përgjigjur kërcënimeve të fundit të Putinit.


AlbaniaWeb.net