Sun, Nov 24, 2024

Tragjedi në kanalin e La Manshit, mbytet varka me emigrantë që tentonin të mbërrinin në Britani, mes viktimave një grua dhe një fëmijë a

  • PublishedApril 23, 2024

Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në kanalin e La Manshit, ku pas përmbytjes së një varke, 5 persona kanë humbur jetën, mes tyre një grua dhe një fëmijë.

Sipas mediave të huaja, raportohet se varka dyshohet se ka pasur rreth 110 emigrantë që tentonin të mbërrinin në Mbretërinë e Bashkuar.

Ngjarja ka ndodhur disa orë pasi kryeministri britanik Rishi Sunak u zotua të vazhdojë dëbimin drejt Ruandës, të emigrantëve të paligjshëm.

Qindra njerëz u nisën për në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca sot, duke përfituar nga moti i qetë, një ditë pasi Parlamenti miratoi një ligj të ri për të dërguar emigrantët në Afrikën Lindore.

Roja bregdetare franceze tha se viktimat ishin tre burra, një grua dhe një fëmijë, ndërsa nisën një operacion të madh shpëtimi pranë Wimereux, afër Boulogne-sur-Mer.


AlbaniaWeb.net