Tue, Nov 26, 2024

VIDEO/ Përplasja në ajër e helikopterëve të marinës në Malajzi, dhjetëra të vdekur

  • PublishedApril 23, 2024

Dhjetë persona kanë vdekur pasi dy helikopterë të marinës u përplasën në ajër gjatë një provash ushtarake për një paradë të Marinës Mbretërore të Malajzisë.

Njëri prej helikopterëve preu rotorin e tjetrit përpara se të dy të përplaseshin në tokë, tregojnë pamjet e publikuara në mediat lokale.

Incidenti ndodhi në orën 09:30 në qytetin Malajzian Lumut, i cili është shtëpia e një baze marine. Nuk dihet nëse ka të mbijetuar.

“Të gjitha viktimat u konfirmuan të vdekur në vend dhe trupat u dërguan në Spitalin Ushtarak [Lumut] për identifikim,” tha Marina Mbretërore Malajziane.

Ai shtoi se do të formojë një komision për të hetuar shkakun e incidentit. Një nga helikopterët, një HOM M503-3 me shtatë persona në bord, besohet se është rrëzuar në një pistë vrapimi.

Tjetri, një Fennec M502-6 që mbante tre viktimat e tjera, u përplas në një pishinë aty pranë. Departamenti i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit i shtetit tha se ishte alarmuar për incidentin në orën 09:50.

Në mars, një helikopter i rojes bregdetare të Malajzisë u rrëzua në det pranë ishullit Angsa të Malajzisë gjatë një fluturimi stërvitor.

Piloti, bashkë-piloti dhe dy pasagjerët në bord u gjetën dhe u shpëtuan nga peshkatarët.

 


AlbaniaWeb.net