E konfirmon Presidenti Tebas, spektakli i La Liga zhvendoset në SHBA
La Liga do të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë e ka bërë të ditur presidenti Javier Tebas, në një intervistë për Expansion.
“Nuk e di se kur, por këtë herë LaLiga do të luajë ndeshje zyrtare jashtë vendit. Mendoj se mund të fillojmë nga sezoni 2025-26. Luajtja e ndeshjeve zyrtarë në Shtetet e Bashkuara do të forcojmë pozicionin tonë në tregun e Amerikës së Veriut, i cili është i dyti për LaLigën pas atij spanjoll” – Tha Tebas.
Kujtojmë se kuadrat spanjolle kanë shfaqur interes për një lëvizje të tillë jashtë shtetit në të kaluarën, me Barcelonën madje që propozoi një derbi me Girona që do të mbahej në Miami në 2018, por FIFA nuk e lejoi diçka të tillë.
(J.S/)