Mon, Nov 25, 2024

Këngëtari i njohur shqiptar së shpejti do të bëhet baba për herë të parë

  • PublishedApril 24, 2024

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Ermal Meta së shpejti do të bëhet baba për herë të parë.

Lajmin e ëmbël e bëri vetë Ermali nëpërmjet një postimi në Instagram teksa ka ndarë një pulovër të bardhë.

”Kjo do të jetë pulovra jote e parë. Po të presim. Mos u nxito, por mos u vono shumë pasi ne nuk mund të bëjmë pa ty tani. Të presim pasuri e vogël, na sill verën. Mami dhe babi yt”, shkruan ai.

Rikujtojmë që partnerja e Ermal Metës është italiania Chiara Sturda, me të cilën bëri publike lidhjen 4 vite më parë.