Mon, Nov 25, 2024

Mel B flet për seksualitetin:Gjithmonë kam menduar se femrat janë të bukura

  • PublishedApril 24, 2024

Mel B ka folur për seksualitetin e saj, por edhe marrëdhënien me ish-partneren e saj, Christine Crocos, shkruan Daily Mail.

Këngëtarja dhe ish-anëtarja e “Spice Girls” në një intervistë për revistën “Attitude” ajo tregon se ka qenë e dashuruar me një femër kohë më parë, lidhje e cila ka zgjatur 5 vite.

“Një herë më ka ndodhur të dashurohem me një femër dhe kam qenë me të për pesë vite. Edhe sot flasim për të”, tregoi Mel B.

Edhe pse ajo nuk e përmendi emrin e ish-partneres së saj, dihet se ajo dhe regjisori filluan të takoheshin menjëherë pas divorcit të Mel B në vitin 2000 nga bashkëshorti i saj i parë, Jimmy Gulzar.

Dy femrat u divorcuan në vitin 2006. Që atëherë janë bërë publike vetëm marrëdhëniet e saj me meshkujt.

Në intervistën e saj Mel B ka folur hapur për seksualitetin e saj, duke u shprehur se nuk e ka ndjerë kurrë nevojën për t’i vënë vetes një etiketë.

Unë nuk e nisa udhëtimin tim seksual duke thënë ‘Unë jam ky, unë jam ai, unë jam biseksual’. Unë kam qenë dhe do të jem gjithmonë e hapur për gjithçka”, shpjegoi ajo.

Duke e mbyllur këtë temë ajo shtoi: “Unë nuk dua të vendos një etiketë mbi seksualitetin tim, por gjithmonë kam menduar se gratë janë të bukura“.