Wed, Nov 27, 2024

Meritoni-Romeos: Mos u ndiko nga njerëzit që nuk ta duan të mirën!

  • PublishedApril 24, 2024

Pak momente më herët, Meritoni dhe Romeo kanë qëndruar së bashku duke biseduar me njëri-tjetrin ku Romeo shfaqet disi i mërzitur.

Përballë tij qëndron Meritoni, me të cilin kanë bërë paqe pak ditë më parë dhe që nga ai moment janë parë duke mbështetur njëri-tjetrin, e ndërsa pasditen e sotme Meritoni i ka dhënë disa këshilla Romeos.

“Mos u ndiko nga njerëzit që nuk ta duan të mirën”- është shprehur kështu Meritoni ndaj banorit, teksa ky i fundit qëndron në heshtje.

Tani edhe pak ikim të ushtrohemi edhe bëjmë not. A dëgjove? Mendo mirë ça flet. Ke luftu, ke garuar, ke treguar anën tënde, ke krijuar muzikë, ke bërë skeçe, humor, ça flet ti. Ke dhënë dashuri të sinqertë, kjo dihet. Nëse dikush ka një pikë dyshimi për ty, për ndjenja, ai është gabim dhe të gjithë e thojnë edhe brenda që je emocional dhe e ke reale çdo gjë. Mos u ndiko nga njerëzit që nuk ta duan të mirën.”