Thu, Nov 28, 2024

“Ndihmë”/ Del video e sherrit të këngëtares Maja me bashkëshortin: Largohu!

  • PublishedApril 24, 2024

Është bërë publike video që tregon konfliktin mes këngëtares Maja dhe bashkëshortit të saj, Arben Shuaipi, ku shkak është bërë ndarja e pasurisë dhe kujdestaria e fëmijës. Në videon e publikuar “Ora News” dallohet bashkëshorti i Majës teksa filmon dhe e paralajmëron atë që të largohet nga banesa pasi pretendon është në shkelje të ligjit dhe me urdhër-mbrojtjeje.

SHIKONI VIDEON:

Kujtojmë se burri i Majas, me profesion arkitekt pretendon se dy vilat janë në bashkëpronësi dhe duhet të përpjesëtohen. Ndërsa këngëtarja e muzikës popullore pretendon se të dyja vilat i përkasin asaj.

Në video dallohen edhe dy efektivë të Policisë së Shtetit. Policët u kërkojnë palëve të qetësojnë situatën, dhe kryejnë shoqërimin e tyre në rajonin e policisë për të bërë denoncimet përkatëse.

Kjo ngjarje bëri bujë pak ditë më parë. Këngëtarja Maja Aliçkaj, e njohur më së shumti për këngët popullore jugore, u pajis me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës për burrin e saj, ku ky i fundit ushtronte dhunë ndaj artistes (lexo këtu).