Tue, Nov 26, 2024

Në procesin ndaj Mediut, debatohet mbi akt-ekspertimin e amerikanëve për shkaqet e shpërthimit në Gërdec

  • PublishedApril 24, 2024

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe dy përfaqësuesit e tij ligjorë, avokatët Henrik Ligori dhe , paraqitën gjatë seancës gjyqësore të mërkurën më 24 prill kundërshtimet e tyre lidhur me akt ekspertimet e paraqitura nga SPAK më parë lidhur me shkaqet e zjarrit që shkaktoi ngjarjen tragjike në vitin 2008 në , ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Sipas avokatit Ligori, akt ekspertimi i hartuar nga ekspertët amerikanë lidhet me procedurën dhe me të drejtën e Mediut. Ai vërejti se ky akt ekspertimi është harruar në formë dhe është nënshkruar nga dy prej pesë ekspertëve që kanë qenë në grupin e punës. “Kërkojmë të dimë nëse ka pasur mendim ndryshe”, tha Ligori.

Në vijim ai kërkoi që të qartësohej nëse kishte pasur një vendimmarrje të prokurorisë për kryerje të aktit të ekspertimit. Nga avokatët u konstatua se ekspertët nuk kishin kyer betim.

Ligori evidentoi se ekspertët kanë ngritur pesë hipoteza si shkaqe të mundshme të rënies së zjarrit, nga saldimi bishtave të karrocave; si pasojë e ndezjes prej fërkimit të lëndëve plasëse të hedhura në mënyrë të çrregullt në dysheme; nga krijimi shkëndijave si pasojë e kontaktit metal me metal; si dhe nga mungesa e veshjeve të pambukut për punëtorët që të mund të shmangej shkarkesa elektrostatike që krijohet nga veshjet sintetike.

 

Por, sipas Ligorit, këto hipoteza nuk përjashtojmë mundësinë e vënies së qëllimshme të zjarrit. Avoktët e Mediut theksuan se ka pasur informacione nga shërbimet inteligjente se mund të ketë pasur dhe zjarrvënie të qëllimshme, lidhur dhe me situatën gjeopolitike të asaj kohe.

Ata kërkuan që ekspertët amerikanë të pyeten si dhe të kryhet eksperiment në kushte të ngjashme, për të konstatuar nëse mund të shkaktohet zjarri nga saldimi i karrocës.

Sipas avokatëve, Mediu nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi për shkaqe teknike që ishin kompetencë e funksionarëve ushtarakë. Ata thanë se përzgjedhja e vendit dhe mbikëqyrja e ecurisë së procesit të demontimit kryhej nga shtabi përgjithshëm, të cilët kishin raportuar gjithmonë tek Mediu, se gjithçka shkonte mirë.

Edhe ish-ministri Mediu deklaroi se dhe nga hetimi kishte rezultuar se kishin qenë ushtarakët ata që kishin pasur komunikim me Mihal Delijorgjin dhe se ishin vendosur në shërbim të këtij të fundit. Ai theksoi, se nëse rezultonte një komunikim apo kontakt i vetëm i tij apo i familjarëve me Delijorgjin, atëherë të merrej nën përgjegjësi penale.

Prokurori i çështjes, u shpreh se ka një vendim të Prokurorisë së Përgjithshme për caktimin e ekspertëve. Ai sqaroi se ekspertët e caktuar nga nënshkruajnë deklaratë gjatë fazës së hetimit dhe nuk kryejnë betim. Braho vërejti se këto deklarata janë pjesë e fashikujve të hetimit.

Pretendimin për mos-nënshkrimin e aktit nga tre ekspertë, Braho e cilësoi të pavërtetë dhe shpjegoi se në atë kohë autoritetet amerikane kishin vendosur në dispozicion emrat e pesë ekspertëve, nga të cilët ishin zgjedhur dy për të kryer ekspertimin, që janë ata që kanë nënshkruar aktin.

Prokurorët u shprehën kundër thirrjes si dëshmitarë të ekspertëve, duke argumentuar se ata e kishin dhënë mendimin e tyre. Po ashtu, thanë se është e panevojshme të kryhet eksperimenti hetimor.

Edhe përfaqësuesi ligjor i viktimave, avokati u shpreh se ishte dakord me prokurorët për moskryerjen e eksperimentit. Sipas tij, akti ekspertimit hedh dritë mbi atë që ka ndodhur. Sipas tij, çështja është pse dhe si u krijuan kushtet për atë që ndodhi.

Lidhur me kërkesat e mbrojtësve, gjyqtarja Irena Gjoka tha se do të shprehet në përfundim të procesit.

Ndërkohë ajo bëri me dije se nga ana e Ministrisë së Drejtësisë kishte mbërritur përgjigje në lidhje me pyetjen si dëshmitarë të shtetasve amerikanë, të cilët janë përfaqësues të kompanisë SAC në Amerikë.

Ndryshe nga sa ishte kërkuar nga pala shqiptare, autoritetet e drejtësisë amerikane kishin sqaruar se pyetja e dëshmitarëve nuk mund të bëhej nga një gjyqtar, por sipas praktikës së tyre kjo procedurë realizohet nga agjentët e -së. Për këtë arsye, kërkonin nga pala shqiptare.

Si avokatët e Mediut, edhe prokuroria thanë se do të shprehen për këtë rrethanë në seancën e radhës që u caktua të zhvillohet më datë 2 maj, në orën 10:00.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “”.