Sun, Nov 24, 2024

Si të Flini për të Shamngur Dhimbjet e Trupit

  • PublishedApril 24, 2024

Pozicioni i gabuar gjatë gjumit ndikon jashtëzakonisht shumë tek trupi dhe mund të shkaktojë jo vetëm dhimbje por edhe dëmtime afatgjata.

Nëse njeriu vuan nga një problem siç është osteoartriti, ai përkeqësohet si pasojë e pozicionit të gjumit.

Pozicioni i gjumit mund të ndikojë tek muskujt, gjymtyrët, organet dhe nervat.

Ai nxit dhimbje të ndryshme të kyçeve, shpinës dhe qafës.

Të gjitha këto mund të shmangen dhe të parandalohen duke qenë të vëmendshëm ndaj pozicionit të trupit në shtrat.

Klinika Kombëtare Për Gjumin në Shtetet e Bashkuara ka publikuar një listë për arsyet e mundshme të lidhura me gjumin që manifestojnë dhimbje shpine ose qafe.

Disa prej tyre janë hapësira e ngushtë në shtrat, postura e mbledhur fort dhe shtriqja jo e duhur e trupit.

Për shembull, fjetja përmbys, qoftë edhe në periudha të shkurtra kohore, mund të shkaktojë dhimbje shpine dhe qafe sepse shpina qëndron e shtrembëruar.

Nëse ky pozicion për ju është i rehatshëm, por sërish ndieni dhimbje kur qëndroni në këmbë, kjo i atribuohet harkimit të pjesës së poshtme të shpinës e cila shfaq edhe dhimbje në qafë.

Si Të Zgjidhni Dyshekun e Duhur

Sa i përket dyshekut, duhet të dini se ai i forti nuk u bën mirë domosdoshmërisht të gjithëve.

Ekspertët paralajmërojnë se forma e trupit duhet marrë në konsideratë kur blini një dyshek.

Njerëzit që kanë një formë trupore si ajo e orës së rërës duhet të flenë në një dyshek të butë i cili përthith peshën në mënyrë proporcionale.

Njerëzit që kanë depozita dhjamore në zonën e belit kanë nevojë për një dyshek më të fortë.

Si Të Zgjidhni Jastëkun e Duhur

E njëjta gjë vlen edhe për jastëkun, që nëse është tepër i butë dhe i ulët mund të shkaktojë dhimbje të shpatullës dhe qafës.

Jastëkët orteopedikë janë të duhurit për të mirëmbajtur shëndetin e qafës.

Njerëzit që flenë në anë, duhet të kenë një jastëk më të fortë, ndërsa ata që flenë në shpinë, duhet të mbajnë një jastëk më të hollë.

Një truk që lehtëson dhimbjet e shpinës për ata që flenë në anë, është vendosja e një jastëku të vogël mes gjunjëve.

Nëse flini në shpinë, vendosja e një jastëku më të gjatë nën gjunjë është e rekomandueshme për të lehtësuar presionin./AgroWeb.org