Thu, Nov 28, 2024

Trajneri i Egnatias i lumtur: Kualifikim i çmuar, besoj te fitimi i Kupës

  • PublishedApril 24, 2024

Edlir Tetova, tekniku i Egnatias u shpreh i lumtur pas arritjes në finalen e Kupës.

“Një kualifikim i çmuar për mënyrën si shkoi loja. Dy dëmtime në pjesën e parë na prishën planet, por në të dytën, në momentin më të mirë u ndëshkuam me kartonin e kuq të Aleksit. Të dy trofetë në Rrogozhinë? Kontigjenti është, për këtë kemi punuar. I kemi forcat për të dy trofetë. Jemi në Finale dhe do ta tentojmë, titullin do ta kërkojmë me dinjitet.

Unë u kërkova lojtarëve të jenë të kujdesshëm në 25 minutat e para, pas këtyre do të kishim një fytyrë tjetër. Dëmtimet në fillim na nxorrën jashtë atij segmetni që bëjmë gjithmonë. Në pjesën e dytë ne morëm përsipër lojën dhe më pas erdhi kartoni i kuq. E mendoja të vështirë pasi luajnë dy skuadra që duan finalen dhe dihet. Përfituam nga pjesa e entuziazmit të Vllaznisë. Na bllokoi rrugëdaljen se nuk është e thjeshtë, por mendoj që më pas çdo gjë mori një rrjedhë të mirë të skuadrës sime deri në kartonin e kuq. nPërsëri Vllaznia, tani në kampionat? Është ndeshej e vështirë, e para me të dytë. Sot iku, gëzohemi, por është gëzim momental pasi të dielën na pret prapë Vllaznia” – Tha ai pas ndeshjes ndaj Vllaznisë.

AlbaniaWeb.net