VIDEO/ Gol me parabol, sulmuesi shqiptar dhuron show në Rumani
Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Astrit Selmani, gjeti rrugën e rrjetës në elitën e futbollit rumun, me fanellën e Dinamo Bukureshtit në duelin ndaj Botosanit.
26-vjeçari shënoi fillimisht në minutën e 37-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje, ndërkohë që në minutën e 45+2’, pas asistit të Gnahore, me një parabol mjaft të bukur, kaloi portierin kundërshtar duke gjetur rrugën e rrjetës. Falë golit të Selmanit, pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1. Interesant është fakti se ky ishte goli i parë për shqiptarin e Kosovës, në 9 ndeshje që është aktivizuar me fanellën e Dinamo Bukureshtit. Vlen të theksohet fakti se në të kaluarën 26-vjeçari ka qenë pjesë e Goteborg, Midtjuland, Hamarbit, si dhe Varber dhe Hapoel Beer Sheva.