Thu, Nov 28, 2024

Xavi ndërron mendje, trajnerit drejt konfirmimit në stolin e Barcelonës

  • PublishedApril 24, 2024

Xavi me siguri do të qëndrojë në krye të Barcelonës edhe sezonin e ardhshëm, duke respektuar kështu kontratën e tij që skadon më 30 qershor 2025. Trajneri i njohur pati deklaruar lamtumirën nga katalanasit, por së fundmi tekniku ka ndërruar mendje, i shtyrë edhe nga besimi i dhënë nga drejtori sportiv Deco dhe presidenti Joan Laporta.

Në mënyrë paradoksale, pas zhgënjimeve më të mëdha të sezonit si eliminimi në Champions League ndaj PSG-së dhe disfata në El Clasico ndaj Realit, Xavi  bindi veten se ishte njeriu i duhur që mund të kthente ekipin drejt sukseseve.

44-vjeçari numëron 136 ndeshje si trajner i Barcelonës, me ekipin që ka marrë mesatarisht 2.04 pikë për ndeshje. Më parë, Xavi ka qenë “timonieri” i Al Sadd.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net