Sun, Nov 24, 2024

Egla shpërthen në lot, Juli i qëndron pranë: Mos i trego anët e dobëta

  • PublishedApril 25, 2024

Dita e sotme nisi jo mirë për Egla Cenon. Banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, përmendi nënën e saj, teksa qëndronte jashtë me Julin. Ajo tha se nënën e ka mirë, duke u bazuar mbi mesazhin që mori tek ‘Big Love’, mirëpo duket se kjo largësi bëri që të shpërthente në lot.

“Nuk e di kam hallin vetëm të mamit, po ajo shkroi se jam mirë. Jam kaq e mbushur, lojë leshi”- tha Egla e cila më pas nuk i mban dot lotët.

Juli, i cili ishte aty, e këshilloi që të mos i tregonte dobësitë e saj, duke iu referuar banorëve të shtëpisë.

“E rëndë ë? Pse nuk shkon të shtrihesh te krevati? Dëgjo po e tregove këtë e dhjeve këtë muhabet, mos e trego këtë anë. Mos i trego këto anë të dobëta. Shko shtrihu, futja gjumit”