FOTO/ Zbulohet shkresa e plotë e SPAK, padia e Olsi Ramës nuk u pranua pasi Bardhi nuk bëri kallëzim
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës që akuzonte kreun e grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi për shpifje dhe kallëzim të rremë.
Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj, më datë 17 Prill, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin e paraqitur nga Olsi Rama, i cili pretendonte se Bardhi ka shpifur ndaj tij, duke e akuzuar si të përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakës.
Kjo pasi sipas tij nuk është bërë një kallëzim nga ana e Bardhit, por vetëm deklarata publike.
Vijon…
AlbaniaWeb.net