Ishte alternativë për stolin e Milanit, trajneri zyrtarizon rinovimin me skuadrën
Historia mes Sérgio Conceição dhe Porto vazhdon. Në këto minuta ka mbërritur zyrtarizimi i zgjatjes së kontratës së trajnerit portugez, i cili do të vijojë të qëndrojë me këtë ekip. Siç shkruhet në njoftimin për shtyp, kontrata e re do të zgjasë deri më 30 qershor 2028.
“FC Porto dhe Sérgio Conceição kanë rënë dakord të zgjasin kontratën që i lidh nga viti 2017 deri në vitin 2028. Si trajner i Dragonjve, trajneri fitoi tre kampionate, tre Kupa të Portugalisë, një Kupë Lige dhe tre Superkupa” – Shkruan Porto.
Vlen të theksojmë se Sérgio Conceição ishte një alternativë për Milanin, në rast të largimit të Piolit. Emra të tjerë në listën e kuqezinjve janë Thiago Motta, Paulo Fonseca dhe Julen Lopetegui.
(J.S/)