Juli në ‘telefonin e erës’:Ta marr babin se i mbaj mend dhe numrin
Falë ‘telefonit të erës’ Jul Deda dhe shumë prej banorëve të tjerë kanë qenë në gjendje të flasin me personat e tyre që kanë humbur jetën, me persona që kanë shumë kohë pa parë apo me cilindo që ata duan.
Jul Deda ka zhvilluar një ‘bisedë’ pasditen e sotme me babain e tij të ndjerë, Zef Dedën, i cili ka humbur jetën vetëm pak muaj përpara se Juli të bëhej pjesë e shtëpisë së ‘BBV3’.
Nëpërmjet ‘telefonit të erës’ Juli i tregon babit se është bërë pjesë e formatit të ‘BBV’ dhe po mban fjalën që i ka dhënë babait.
“Ta marr babin se i mbaj mend edhe numrin. Alo babush! Babushi im, zemra ime. Ah sa m’ka marrë malli për ty o babo. Ja kështu më ke thënë gjithmonë:”Ku je o Jul baba”, e di që je mirë e di. Je me engjëjt atje. Mos ki asnjë merak për këtu. Unë po të flas nga shtëpia e ‘BBV3’ babo. E mban mend që ta thash do të hyrë përpara se të ikje nga ne apo jo? Edhe më the: “Me u fut bab, me tregu vlerat e tua, me bo qejfin tënd edhe me luftu si trimat! Edhe unë atë po bëj babi. E di që më shikon…Shpresoj të të kem bërë krenar”