Mon, Nov 25, 2024

“Ndihmë! O gangëster, drogaxhi… Sherri i bujshëm mes këngëtares Maya dhe bashkëshortit: Palaço grua, e çmendur psikike, mos shqyej…

  • PublishedApril 25, 2024

Pas lajmit se Gjykata e Tiranës ka pajisur me urdhër mbrojtjeje këngëtaren e njohur të muzikës popullore Maya Aliçkaj, në rrjet po qarkullon një video e sherrit mes saj dhe bashkëshortit.

Këngëtarja Maya Aliçkaj dyshohet se është dhunuar nga bashkëshorti, ndërsa në bisedën mes tyre që qarkullon ne rrjet, ata debatojnë për një banesë me fyerje dhe tone të larta zëri.

Shuaipi i kërkon Majës të largohet nga banesa duke pretenduar është e tija dhe sepse ka një urdhër mbrojtjeje, ndërsa kjo e fundit del në ballkon dhe bërtet “Ndihmë, ndihmë”, ndërkohë që lajmëron dhe policinë.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, debati mes tyre ka vijuar me tone të ashpra.

Debati:

Arben Shuaipi: Hë mo, ça bëni? Ça keni? Zbrit pak këtu poshtë. O zonjë zbrit pak se ke urdhër mbrojtje. Lajmëroje Policinë poshtë. Edhe mos provo të blesh gjëra këtu në shtëpi se nuk i ke blerë ti. Largohu pak që këtu. Zbrit poshtë! Jeni e lutur të zbrisni poshtë. Është prona ime

Maya Aliçkaj: Ju lutem më ka ardhur bashkëshorti, ngjitu larg. Duhet të rrijë 100 metra larg nga unë dhe po më kërcënon këtu. Ngjituni lart.

Arben Shuaipi: Zbrit poshtë, lajmërojë poshtë Policinë. Po, po, zbrisni poshtë. Okej, zbrisni poshtë Mos i kap me dorë gjërat e mia

Maya Aliçkaj: M’u largo këtej. Ndihmë, ndihmë! Pse më prek me dorë? Po më provokon? Më preke me dorë tani. O gangster, mos më kap mua me dorë

Arben Shuaipi: Ke një urdhër mbrojtje zbrit poshtë. Je e regjistruar e gjitha. Zbrit poshtë se ke hyrë këtu pa të drejtë.

Maya Aliçkaj: Ju lutem se po më kap me dorë. Jam me urdhër mbrojtjeje. Është shtëpia ime

Arben Shuaipi: Merre të iki. Jam me urdhër mbrojtje, okej? Ai është i qetë sepse nuk e ka problem. Merre në rajon të japë atje denoncime se ka bërë 20 denoncime, e njeh e gjithë rajoni. Kam urdhër mbrojtje, kjo vjen më kërcënon këtu që të më fusë brenda. Largohu larg moj thashë. Merre o zotëri. Merre të zbresi poshtë se do vij edhe unë në rajon. Tani zbriteni poshtë

Policia: Dëgjoje dhe atë zotëri. Fike telefononin

Arben Shuaipi: Unë jam Arben Ulbrich.

Maya Aliçkaj: Kam bërë shumë denoncime. Nuk dal nga shtëpia. Duhet të jem këtu. Kam çelësin e shtëpisë.

Arben Shuaipi: Largohu larg se nuk ke çelës shtëpie. Erdhi këtu u zu me punëtorët, isha në punë, do më përzënë nga puna.

Policia: Do vinë të dy në rajon.

Maya Aliçkaj: Ai nuk rri këtu, shtëpia është e imja.

Arben Shuaipi: Ik largohu! Ti po nuk ike do ikësh me shqelma. Largohu të thashë moj. Ti nuk ke punë me çelësin. Ik largohu në Gjykatë. Atje e ke. Ka bërë 20 denoncime. Kjo e ka gabim, budallallëk këtë. Vij unë tek inspektori. Zonja ka probleme të vijë në stacion.

Maya Aliçkaj: Mos fol me mua se e ke të ndaluar. E ka shqyer derën ka ndërruar bravën.

Arben Shuaipi: Kjo është e çmendur psikike. Dil jashtë o zonjë.

Maya Aliçkaj: Të më mbash mua shtëpinë me zor, por nuk ke shanse. Drogaxhi i mutit, ik hiq ndonjë vizë

Arben Shuaipi: Ik ore palaço grua.

Maya Aliçkaj: Do të më marrësh pasurinë.


AlbaniaWeb.net