“Po shtrembëroni një të vërtetë të vetme”/ Investigimi i “RAI3”, reagon sërish Rama, i përgjigjet drejtorit të “Report”: Për të ardhur keq! Nuk keni guximin të përballeni!
Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me transmetimin e emisionit investigativ në emisionin “Report” në “RAI3”.
Në një postim në rrjetin social X, Rama i drejtohet drejtorit të emisionit “Report”, ku u transmetua investigimi për kampin e Gjadrit në vendin tonë, që do të presë refugjatët nga Italia, sipas marrëveshjes me kryeministren italiane.
Reagimi i plotë i Ramës:
I dashur drejtues i emisionit, SigfridoRanucci
Miremengjes!
Duke qene se gjatë fjalimit tuaj në të njëjtin TV shqiptar të njëanshëm, të përfshirë që para Report në përhapjen e së njëjtave shpifje të importuara më pas në Itali nga Report, keni thënë se do të ishte më mirë t`ju kiontaktoja drejtpërdrejt, ja ku jam këtu në kontakt të drejtpërdrejtë me ju por para syve të të gjithëve, sepse me gjithë shtrembërimet e një të vërtete të vetme dhe të thjeshtë që pata fatkeqësinë, por edhe fatin ta përjetojë në lëkurën time në harkun e vetëm 72 orësh, nuk kam guximin të komunikoj me ju pa dëshmitare.
VIJON…
AlbaniaWeb.net