Bardhi për dronin: Donim të mbështesnim Heidin për vështirësitë që kaloi
Pas dërgimit të dronit ditën e sotme në shtëpinë e ‘BBV3’ për Heidin, reagime të shumta kanë ardhur prej publikut teksa kanë ngritur akuza ndaj çiftit se çdo gjë ishte bërë për të dal kundër Romeos.
Mirëpo sipas çiftit kjo gjë nuk është e vërtetë madje pak momente më parë Sara ka bërë një reagim në Instagram-in e saj personal teksa shpjegon me detaje. (Kliko këtu)
Pas Sarës një reagim ka ardhur dhe prej Bardhit i cili shprehet se me dronin e nisur për banoren kanë dashur të tregojnë mbështetje ndaj saj për vështirësitë që po i kalonte në atë shtëpi.
“Unë si Bardh mbas Romeos dhe Meritonit marrëdhëniet më të mira i kam pasur me Bacin. Baci më ka qëndruar afër mbas daljes së Sarës, e cila e kishte porositur të kalonte më shumë kohë me mua nëse dilte. Kurrësesi se harroj Romeon dhe Meritonin por me këtë dron të krijuar prej më datë 1 prill kemi dashur të tregojmë mbështetje vetëm ndaj Heidit për vështirësitë që po i kalonte.”-shprehet Bardhi.