Largohet “i urti” Osmani, Vllaznia i beson stolin Brdaric, gjermani zbarkon në Shkodër
4 javë përpara fundit të sezonit të rregullt, në Shkodër vendosën të ndryshojnë trajner. Në mënyrë surprizë, të enjten në mbrëmje, klubi i Vllazninsë doli me një reagim zyrtar duke njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Qatip Osmanin dhe ndihmësin e tij. Ky vendimi erdhi menjëherë pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, një eliminim që me sa duket nuk është pritur mirë nga drejtuesit, por dhe paraqitja e ekipit në javët e fundit nuk kanë qenë pozitive duke vendosur në dyshim edhe prezencën në “final-four”, detaje që me sa duket ishin përcaktuese në këtë vendim.
Osmani është tashmë një kapitull i mbyllur, ndërsa në Shkodër këtë të premte zbarkoi Thomas Brdaric, një emër shumë i njohur dhe i dashur për tifozët kuqeblu. Tekniku gjerman udhëhoqi Vllazninë në një sezon fantastik ku konkurroi deri javën e fundit për titullin kampion, ndërsa arriti të sjell në Shkodër edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë. 49-vjeçari drejtori Vllazninë nga gushti i 2020 deri në mars 2022.
Brdaric nuk vjen vetëm në Shkodër pasi së bashku më të vjen edhe Marko Djarmati, por këtë herë me një rol ndryshe, pasi nuk do të jetë më drejtor sportiv, por ndihmës i Brdaric.
Objektivi i teknikun gjerman është të sigurojë prezencën në “final-four”, por dhe të synojë titullin kampion. Brdaric do të firmos një kontratë edhe për vitin e ardhshëm. Tekniku gjerman do të debutojë këtë fundjave në transfertë përballë Egnatias.
()