“Po përdor gojën si nevojtore”, plas debati në “Top Story”: Boçi-Vangjelit: Shkon përdor prezervativët në…
Të ftuar në “Top Story” kanë qenë të ftuar Agron Gjekmarkaj, Luçiano Boçi dhe Lorenc Vangjeli ku të tre janë përfshirë në një debat, ku nuk kanë munguar as fjalët banale.
Vangjeli kundër Boçit dhe Gjekmarkaj shprehet se janë “si ato zhardhokët që e ngrëni pataten sipër dhe gjethet poshtë”, ndërsa Gjekmarkaj e konsideron fjalorin e Vangjelit si “një nevojtore dhe të rëndomtë.
Gjekmarkaj: Mos e përdor gojën si nevojtore or burrë! Se je djalë i kultivuar.
Vangjeli: Këta thonë jemi në politikë sepse kanë një biletë për të hyrë në parlament. E thonë ne hyjmë në tempull, por në tempull hyn dhe del edhe prezervativi.
Gjekmarkaj: Çfarë i ke këto hartime o burri i dheut, janë hartime të rëndomta, qesharake.
Vangjeli: Por nuk thotë njeri që punën e bën ai, është tjetri ai që duartrokitet.
Boçi: Këto kërkoja atyre që mbron ti, aty kërkoi ato prezervativët dhe gjërat e tjera.
Vangjeli: Unë më normale mbroj bindjet e mia.
Boçi: Jo nuk the bindjet e mia, the tek kravata dhe xhaketa ime. Ti kesh sa më të mira, asaj i shërben ti. Ne jemi përtej kravatës dhe xhaketës.
Vangjeli: Por nuk mundeni mor nuk mundeni!
Boçi: Nuk e përcakton dot ti o Lorenc.
Vangjeli: Ju jeni si ato bimët, ato zhardhokët që e ngrëni pataten sipër dhe gjethet poshtë.
AlbaniaWeb.net