Ragnik afër firmës me Bajernin, ja katër arsyet pse trajneri do e ketë të vështirë në Mynih
Ekipi i Bajern Mynih po përshkruan “metrat” e fundit të rrugëtimit me trajnerin Tomas Tuhel e ku Ralf Ragnik i mungon vetëm zyrtarizimi në detyrën e “timonierit” të ri. Mediumi i “fcbinside” ka analizuar disa komponentë përse Ragnik do e këtë të vështirë misionin te rekordmenët e Gjermanisë, duke e kanalizuar në 4 pika të ndryshme:
1.FILOZOFI E KUNDËRT – Është fakt se Ralf Ragnik nuk ishte zgjedhja e parë për drejtuesit e Bajernit, por në kushte kur Ksabi Alonso vendosi të qëndrojë edhe për një tjetër vit te Leverkusen, ndërsa Julian Nagelsman i tha “po” propozimit të Federatës Gjermane të Futbollit për të vijuar deri në Botërorin e vitit 2026. Kësisoj ai kaloi në planin C. Si filozofia e Nagelsmanit, ashtu edhe e Ksabi ka si orientim lojën ofensive, çka i qëndron përshtat ADN-së bavarezëve, por Ralf është më tipare më të theksuara defensive. Ai parapëlqen presingun e lartë dhe lojën agresive. Fokusi nuk ka të bëjë me posedimin e topit, ashtu siç jemi mësuar të shikojmë Bajernin ndër etapa të ndryshme.
2.PUSHTETI I TEPRUARA – Raportimet e “Bild” parashtruan parimin që Ragnik përpiqet të aplikojë te çdo skuadër që merr në dorëzim. Trajneri gjerman ia ka bërë të qartë shefave se kërkon të ketë dorë të lirë në treg dhe menaxhimin e grupit, pa ndërhyje të brendshme, por që Uli Hënes është një “mit” në Mynih, fjala e të cilët është ende “urdhër”.
3.FAZA E PLANIFIKIMIT – Fakti që ka në zotërim kombëtaren e Austrisë, e cila merr pjesë në “Euro 2024”, evidenton se Ragnik mund ta kthejë fokusin te projektimi i Bajernit të ri vetëm pas korrikut, koha e humbur prej dy muajësh.
4.MUNGESA E TITUJVE – Gjashtë është numri total i trofeve që Ralf ka fituar në karrierë si trajner, 2 me Shalken dhe 4 trofe me Salcburgun, faktorë se përvoja triumfuese e 65-vjeçarit është mjaft e varfër.