Shkaktoi tragjedinë me 4 viktima dhe dy të plagosur në Tepelenë/ Apeli vendos masën “arrest në burg me afat 20 ditor” për autorin
Gjykata e Apelit vendosi të zbusë masën ndaj autorit të aksidentit të ndodhur më 17 mars 2024 me pasojë vdekjen e katër personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Njoftimi i plotë i gjykatës së Apelit.
Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Çështja nr. 1:
Më datë 17.03.2024, rreth orës 19:10, shërbimet e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, janë njoftuar se në rrugën dytësore Tepelenë-Memaliaj, poshtë kalasë së qytetit, kishte ndodhur një aksident rrugor me pasoja të rënda, i dyshuar për këtë aksident është shtetasi me iniciale E. P.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale E. P, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga neni 290/4 i Kodit Penal
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 108, datë 20.03.2024, ka vendosur:
1. Vlerësimin si të ligjshëm të “arrestit në flagrancë” të të dyshuarit E. P, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga neni 290/4 i Kodit Penal.
2. Caktimin ndaj të dyshuarit E. P masën e sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale E. P, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit përsa i përket vlerësimit të masës, duke e vlerësuar të padrejtë “arrestimin në flagrancë”, caktimin e një masë sigurimi më të butë.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 26.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Qemal Zaimi, vendosi:
-Miratimin e vendimit penal nr. 108 , datë 20.03.2024 të Gjykates së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër në lidhje me vlerësimin e ligjshëm të “arrestit në flagrancë” të personit nën hetim E. P.
-Ndryshimin e vendimit në lidhje me masën e sigurimit si më poshtë :
Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg me afat 20 ditor” për personin nën hetim E. P.
AlbaniaWeb.net