U padit nga ‘Top Channel,reagon Olsi:Ndaj u largua Arbana apo Alban Dudushi
Top Channel e ka paditur aktorin Olsi Bylyku për shkaktim dëmi (lexo këtu).
Aktori ka qenë pjesë e formatit ‘BBV3’, rrugëtimi i të cilit mbaroi shumë shpejt. Pas daljes nga formati, ai ‘u fsheh’ për një kohë të gjatë dhe më pas bëri një dalje ‘boom’ duke ironizuar dhe thumbuar Ledion Liçon dhe ‘Top Channel’. Po ashtu, në këngën e publikuar titulluar ‘Pikë’, Olsi thotë për ‘Top Channel’: ‘Mos bab, mos reago ashtu se të duhet Topi’
E pasi zbuloi gjyqin me median, ai bëri një shkrim në profilin e tij të Instagramin e tij, ku ka folur gjerë e gjatë për gjithë rrugëtimin e tij në ekranet shqiptare. Olsi u shpreh ndër të tjera se në këto vite që ka qenë pjesë e mediave të mëdha ka kuptuar se “fëmijët duan puntorë ndërsa liderët duan eprorë”, ndaj dhe sipas tij ikona të ‘Top Channel’ janë larguar nga kjo media.
REAGIMI:
Sot në drekë u zgjova me një mesazh nga prinderit e mi të cilët më lajmëruan se në shtëpinë time kishte mbërritur një fletë-thirrje nga Gjykata për paraqitje, pasi isha paditur nga televizioni ku unë u linda si artist, Top Channel. Sigurisht me dhimbje dhe kënaqësi, avokati im do të jetë pjesë në çdo seancë deri në zgjidhjen e kësaj marrëveshje ku sigurisht nëse do jem unë figura që ka shkaktuar dëm për emrin e institucionit, do më duhet të paguaj “Çmimin e madh” ( 100.000k ).( Posti që e nxorra më datë 17 shkurt ku ju thashë se “shpresoj që eleminimi im të nxjerrin kostot e fituesit) Për çdo njeri që do mund të hedh hipoteza, unë jam Olsi Bylyku, që jam njohur me personazhin e “Kimikatit “ në Top Channel dhe jam larguar për të shkuar në emisionin “BE Coffee” me të njëjtën pagë ,për ti treguar mirënjohjen vëllait tim, Bes Kallakut, i cili më ndihmoi në fillimet e mia. Jam Olsi Bylyku, që “ngeci” në Klanifornia për arsye se “BE Coffee” u mbyll dhe unë isha i vetmi të cilit i duhej rroga për të jetuar, ndryshe nga dy miqtë e mi, Besi & Erioni. Unë jam Olsi Bylyku, i cili edhe pasi u mbyll Klanifornia, besova në TV Klan dhe qëndrova rreth 8 muaj sërish për të treguar mirënjohjen ndaj televizionit, por nuk u krijua hapësira dhe kjo ishte arsyeja pse pas më shumë së 3 vitesh, nuk munda ti refuzoja ftesën televizionit ku u krijova si artist, Top Channel, pasi përtej muzikës, show dhe skena janë pasionet prej të cilave nuk largohem dot dhe sot, marr një fletë-thirrje për shkaktim dëmi, ku në fakt duhet të ishte e kundërta, pasi sa herë hap komentet thika e vetme janë njerëzit, ku pa faj mendojnë se isha një zhgënjim në atë reality. Hahahaha rrini të qetë or miq.
Mirënjohja është e mbjellur tek unë në çdo venë sepse jam rritur në një familje ku më shumë kanë justifikuar bashkëpuntorët e mi sesa mua, ndaj lindën vargjet në këngën e fundit “Mos bab…” , deri sa për fatin e keq pashë rastësisht disa rroba të reja të mbesës sime gati 2 vjeç, që më tha se ishte përgatitur për surprizën e dajës, por unë nuk munda t’ja jap fatin që ti vishte. Kështu që do më keni në çdo seancë prezent mua ose avokatin tim, sa herë dhe në çdo moment që të duhemi nga gjykata.
Dhe dicka të fundit që kam kuptuar në këto 6 vite që punoj në 2 televizionet më të mëdha në Shqipëri: “FËMIJËT DUAN PUNËTORË, LIDERAT DUAN EPRORË”, ndaj ikonat e atij TV u larguan si: Arbana Osmani, Alban Dudushi, Sokol Balla, Altin Basha etj dhe në televizion paralel kanë ndërtuar perandori Blendi Fevziu, Ardit Gjebrea, Vera Grabocka etj.
Ju përshëndes dhe natën e mirë! Më vjen keq por ju nuk e dinit kush është I VËRTETI”