“Abissnet Superiore” për vajza/ Përfundon java e fundit e kampionatit, nesër në “Shtëpinë e Futbollit” hidhet shorti për “Final 4”
Ka përfunduar java e 18-të dhe e fundit e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza, teksa tashmë i gjithë fokusi është te “Final 4”.
Vllaznia, Apolonia, Tirana dhe Partizani do të luajnë shanset për titullin kampion, teksa shorti për “Final 4” do të hidhet nesër në orën 11:00, në “Shtëpinë e Futbollit”.
Në javën e 18-të, Apolonia fitoi ndaj Partizanit me rezultatin 2-0, ndërsa Vllaznia triumfoi me rezultatin e thellë 9-0 ndaj Kinostudios. Tirana mposhti 5-1 Teutën, ndërsa sot u zhvilluan edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 18-të.
Skënderbeu fitoi 2-1 ndaj Lushnjes, ndërsa Gramshi barazoi 1-1 me Laçin.
Shorti i “Final 4” do të përcaktojë çiftet gjysmëfinaliste. Ndeshjet do të zhvillohen me takime vajtje-ardhje, teksa sfidat e para do të luhen në fushën e ekipeve të renditura më poshtë në renditje. Në rast barazimi tё pikёve pas dy takimeve tё lojës sё rregullt, skuadra e renditur mё mirё nё klasifikim kualifikohet pёr nё ndeshjen finale.
Finalja e madhe që do të përcaktojë edhe kampionen e këtij edicioni do të luhet më 11 maj në “Shtëpinë e Futbollit”. Sakaq, dy ekipet që nuk kalojnë në finale do të zhvillojnë një ndeshje me një takim, për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt, me ndeshjen që do të luhet po në “Shtëpinë e Futbollit”.
Rezultatet e javës së 18-të në kampionatin “Abissnet Superiore” për vajza:
Partizani – Apolonia 0-2
Tirana – Teuta 5-1
Vllaznia – Kinostudio 9-0
Gramshi – Laçi 1-1
Skënderbeu – Lushnja 2-1