Berat Gjimshiti, një tjetër paraqitje pozitive me fanellën e Atalantës
Berat Gjimshiti zhvilloi një tjetër paraqitje pozitive me fanellën e Atalantës në triumfin 2-0 ndaj Empolit. Edhe pse qëndroi 57 minuta në fushë, kapiteni i Kombëtares shqiptare u vlerësua me notën 7.3 nga “Sofa Score”. Gjimshiti ishte një ndër futbollistët me notën më të lartë në këtë duel, teksa regjistroi statistika vërtet pozitive.
Mbrojtësi shqiptar gaboi vetëm 2 pasime nga 22 në total, teksa fitoi 6 duele me kundërshtarët, bllokoi 2 gjuajtje të rrezikshme si dhe spastroi 2 herë zonën, duke u shndërruar në një murr te Atalanta.
Në minutën e 57-të, trajneri Gasperini vendosi ta çlodhet Gjimshitin, duke e zëvendësuar me Kolashinaç.