Sun, Nov 24, 2024

Pasojat e Mungesës së Zinkut dhe ku të Gjeni Mineralin Thelbësor për Organizmin

  • PublishedApril 28, 2024

Zinku është një nga mineralet më të nevojshme për organizmin.

Mungesa ose pamjaftueshmëria e tij mund të shkaktojë diare, mungesë oreksi, rënie flokësh, imunitet të dobët dhe probleme me lëkurën.

Përse Është Zinku Kaq I Rëndësishëm

Mungesa ose pamjaftueshmëria e zinkut shkakton nivele të ulëta të testosteronit, ngadalëson shërimin e infeksioneve dhe lëndimeve në lëkurë, e lë atë të pambrojtur ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.

Për më tepër, organizmi ynë ka nevojë për zink që të aktivizojë qelizat T, të cilat rregullojnë sistemin imunitar dhe sulmojnë qelizat kancerogjene.

Nivelet e ulëta të zinkut nxisin depresionin, thonë ekspertët.

Zinku Është Thelbësor Për Qindra Procese Në Organizëm

Çdo qelizë në organizëm ka nevojë për zink.

Ai duhet për muskujt, kockat, veshkat, sytë, mëlçinë dhe prostatën.

Zinku është një mineral i shkëlqyer për trurin, veçanërisht në aftësinë tonë për të mësuar.

Zinku luan një rol thelbësor në mënyrën se si ne komunikojmë me të tjerët, se si mësojmë apo mbajmë mend.

Ky mineral përmirëson shqisat e shijes dhe aromës, dhe nevojitet kundër ekzemës apo akneve.

Ai rregullon prodhimin e yndyrës në lëkurë dhe rregullon mbarëvajtjen e hormoneve që shkaktojnë aknet.

Trupi nuk prodhon zink ndaj duhet ta marrim nëpërmjet ushqimeve ose suplementeve.

Ushqimet Bimore Të Pasura Me Zink

Zinkun mund ta gjeni tek drithërat, mishi i viçit, mëlçia e viçit, mishi i gjelit, vezët, bajamet, djathi, fasulet, farat e kungullit, farat e susamit, bizelet, spinaqi dhe kërpudhat.

Burimet më të pasura me zink janë shega, avokado dhe frutat e pyllit.

Simptomat e Mungesës Së Zinkut

Nëse organizmi ka mungesë të këtij minerali thelbësor atëherë do të përballeni me simptomat e mëposhtme:

Pika të bardha në thonj

Psoriazë, ekzemë dhe akne

Puçra dhe herpes të herëpashershëm

Ftohje të përsëritur

Zbokth

Mjegullim të trurit dhe probleme të tjera mendore

Suplementët e zinkut duhen marrë me konsultën e mjekut.

Ato janë të nevojshme për të mposhtur gripin, infeksionet e të ftohurën.

Ju nuk duhet të merrni më shumë se 100 mg zink në ditë ose efektet e mineralit do të jenë forta dhe do të përfshijnë: diare, të vjella dhe të përziera./AgroWeb.org