Starton derbi i kryeqytetit, për Tiranën fitorja detyrim
Tirana-Partizani zbresin në orën 19:00 në “Air Albania” për të luajtur derbin e katërt të këtij sezoni, që do të jetë i pari për trajnerin e bardhebluve Erbim Fagu.
Bilanci anon nga të kuqtë me dy fitore teksa një sfidë është mbyllur në barazim. Te Tirana kërkojnë kështu me çdo kusht triumfin, jo vetëm për të mos e mbyllur një tjetër derbi pa fitore ndaj Partizanit, por edhe për llogaritë e klasifikimit, ku duan të sigurojnë një vend në “Final Four”.
Dy trajnerët kanë ndarë mendjen edhe për formacionet zyrtare, teksa derbi Tirana-Partizani do të transmetohet në ekranin e SuperSport 6.
Tirana – Partizani 0-0
– Nis ndeshja më e rëndësishme e javës së 33-të.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Kozi, Mici, Hoxhallari, Përgjoni, Lulaj, Haxhiu, Jonuzi, Deliu, Lushkja, Abazaj, Patrick
Partizani: Qirko, Buxhelaj, Sembene, Sotaj, Maguette, Murataj, Rrapaj, Mehmeti, Cara, Bintsouka, Mba
AlbaniaWeb.net