Thu, Nov 28, 2024

“U përjashtova nga gjimnazi”/Egla Ceno:Doja që të hyja në shkollë ushtarake

  • PublishedApril 28, 2024

Egla Ceno ka treguar se kur ka qenë në një moshë të re ka pasur dëshirë që të shkonte në ushtri. Gjatë një bisede me banorin e ri Shkëlqim Bega, Egla tha se nuk e vazhdoi ushtrinë sepse nuk plotësonte kriterin e gjatësisë së duhur.

Aktorja tha që i urren rregullat, duke treguar se është përjashtuar nga gjimnazi.

“Doja shumë ushtrinë, por nuk plotësoja gjatësinë që të hyja në një shkollë ushtarake. E çuditshme, që unë nuk jam e disiplinuar, e urrej disiplinën. S’do e kisha mbaruar dot me të thënë të drejtë. I urrej rregullat se pa disiplinën nuk jetoj dot. Unë jam përjashtuar një ditë nga gjimnazi vetëm që nuk shkoja orët e para, flija gjumë. Sa vuante nëna ime. Shkolla ime ishte 40 hapa larg shtëpisë. Të betohem, e kisha përballë”– tregoi Egla.