Wed, Nov 27, 2024

FOTOT/ “Grupi” i deputetëve të Bashës mbërrijnë së bashku, socialistët të qeshur drejt Kuvendit! Çfarë nuk u pa para nisjes së seancës plenare

  • PublishedApril 29, 2024

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, është mbledhur sot në një seancë plenare që u hap me deklaratat e opozitës mbi dokumentarin e publikuar nga televizioni Italian “Rai 3”.

Para nisjes së seancës plenare, LSA sjell fotot e deputetëve para hyrjes në Kuvend. Në foto shihet qartë fragmentarizimi i PD, me Bashën dhe grupin e deputetëve që rrinë pranë tij ndërsa deputetët e Rithemelimit kanë mbërritur veçmas me përjashtim të Gjekmarkajt dhe Bardhit.

Fytyra të qeshura shihen mes socialistëve. Ndërsa deputeti Fatmir Mediu pas mbërritjes shihet nën shoqërinë e dy deputeteve socialiste Kushi dhe Gjylameti.