Habit aktorja e njohur amerikane: Mbreti Charles III ka flirtuar me mua
Aktorja e njohur amerikane, Jennifer Tilly, ka bërë një deklaratë befasuese lidhur me Mbretin Charles III. Tilly pohoi se monarku britanik kishte tentuar të flirtojë me të para 20 vjetësh, shkruan Marca.
Aktorja 65-vjeçarja konfirmoi se kishte pasur një takim me Mbretin Charles III rreth 20 vjet më parë, kur asokohe ai mbante pozitën e Princit të Uellit, ku pretendoi se ky i fundit ishte i interesuar madje duke e krahasuar atë me një personalitet tejet të njohur si Barbra Streisand.
Tilly gjatë paraqitjes së saj në “Watch What Happens Live” tha se të dy kishin kaluar një kohë të këndshme, prej së cilës ajo tha se mund ta ndjente që monarku ishte vërtet i interesuar për të. Dhe siç tha ajo mund ta ndjente kur “dikush ka pëlqim për të”.
“E bëra të qeshte sepse i thashë se isha si Barbra Streisand për të. E ndjen kur dikush ka pëlqim për ty”, deklaroi aktorja.
“Më tha se i vinte keq, se nuk kishte parë asnjë nga filmat e mi sepse ishte shumë i zënë”.
“I kam pëlqyer, mund ta ndjente, kush e di, ndoshta unë mund të kisha qenë Camilla e radhës”, potencoi tutje ajo.