Protestoi kundër Izraelit/ Rrjeti kryqëzon Caitlyn Jenner: Je injorante
Caitlyn Jenner shprehu mbështetjen e saj për Izraelin, jashtë Shtëpisë së Bardhë, ku kishte qindra protestues. Ish-olimpisti në një video që po bën xhiron e rrjetit shfaqet duke ecur mes turmës që demonstron kundër Izraelit.
Publiku po kërkon një armëpushim në Palestinë, ndërsa punon me gazetarët për të ndaluar darkën e Shtëpisë së Bardhë në shenjë proteste ndaj mbështetjes së qeverisë për Izraelin. Në videon e postuar nga Jenner ajo shkruan: “Unë jam një mbështetëse e përjetshme e Izraelit dhe e patrembur përballë këtyre frikacakëve që simpatizojnë terroristët e HAMAS-it! E vetmja gjë për të cilën duhet të ankohesh është Hamasi! Mos bëni gabim, këta nuk janë protestues paqësorë”.
Caitlyn Jenner e ripostoi videon në llogarinë e saj në Twitter. Çuditërisht, ajo mori shumë reagime negative, ku shumica e audiencës e pyetën atë se “sa para e pagoi Izraeli për të thënë të gjitha këto?”.
Të tjerë u shprehën se ajo nuk di asgjë nga historia, ndërsa ka pasur edhe nga ata që kanë shfrytëzuar rastin për të shprehur mospëlqimin ndaj saj. “Përveç të bezdisshme je edhe e paarsimuar ”, i shkruajnë.