“Të bësh inventarin e çdo gërme ose je i dashuruar me zërin tënd ose ke obsesion…”, sërish përplasje Gogu-Salianji: Mos u bëni kaq sipërfaqësor, doni të hidheni degë me degë
Leximi i shkresave nga ana e kryetarit të Komisionit Hetimor të TIMS, Ervin Salianji shkaktoi irritim të socialistëve.
Gogu: Të bësh inventarin e çdo gërme ose je i dashuruar me zërin tënd ose ke obsesion falsifikimin, ngjason me ato personazhet qesharakë që ku u shpi fotokopja shkonin dhe shikonin a ishte i njëjtë me origjinalin, dhe prirjet janë të theksuara, kanë një prirje serioze nga ky shtet dhe ka një prirje prej showmen politik që do ta kthejë komisionin si spiker lajmesh, merr dhe na lexon punën dhe djersën e institucioneve presin nga ne që në të nisim një orë e mirë hetimin. Ju tërheq vëmendjen, nuk mund të keq komentoni qoftë përgjigjet e institucioneve ose ekspertëve, ju nuk komentoni mbi ti, prandaj ju thashë
Salianji: Se kush bën show dhe hidhet degë më degë për të shfokusuar dhe hequr nga vëmendja dhe kush po flet sipas ligjit, nuk do të gjeni arsye që të ikni dhe të kërkoni pushim dhe të mos ktheheni, mos u bëni kaq sipërfaqësor sa jeni në qëndrime politike. Doni të hidheni degë me degë.
AlbaniaWeb.net