Wed, Nov 27, 2024

‘Të gjithë të punësuar’: Shkolla profesionale bëhet zgjedhje e parë në Lezhë

  • PublishedApril 29, 2024

, nxënëse e profilit Hoteleri-Turizëm në shkollën e mesme profesionale “” në thotë se pa mbaruar mirë studimet ka marrë oferta pune me kohë të plotë. 20-vjeçarja që ndjek kurse të gatimit thotë se gjatë verës është gjithmonë e zënë, ndërsa pret të mbarojë shkollën për një punë të rregullt.

“Vendosa të ndjek arsimin profesional si e vetmja mënyrë për të patur një punësim të shpejtë dhe të ardhme të sigurt dhe kjo po ndodh ende pa mbaruar shkollën,” thotë ajo me njëfarë optimizmi.

Griselda tregon se shkolla i ka dhënë mundësinë e praktikës dhe se për shkak të punëve sezonale, tashmë ka vetëbesim të plotë në kuzhinë.  “Praktika më ka ndihmuar shumë dhe unë sot jam e aftë të bëj çdo lloj gatimi, edhe pse nuk e kam përfunduar ende shkollën,” shtoi ajo.

Ndërsa gjimnazet e përgjithshme humbin çdo vit nxënës, shkollat profesionale si “Kolin Gjoka” në Lezhë po njohin shkëlqim gjatë viteve të fundit, pasi nxënësit i shohin ato si një zgjidhje të mirë për t’u përshtatur në vendin e punës.

Në fakt, vendet e punës për nxënësit që ndjekin arsimin profesional janë shpeshherë të sigurta. Kjo ka sjellë një rritje të nxënësve në shkollën “Kolin Gjoka” nga 118 nxënës në vitin 2021 në 185 nxënës në vitin 2023.

Drejtori i shkollës, i tha BIRN se është i kënaqur me ecurinë e institucionit që drejton.

“Në një kohë që në të gjitha shkollat numri i nxënësve ka ardhur në rënie për shkaqe që tashmë dihen, në shkollën tonë ka ndodhur e kundërta,” tha ai.

Dedgjonaj shton se shumica dërrmuese e nxënësve janë vajza dhe se zgjedhje e arsimit profesional u ka hapur rrugën e punësimit menjëherë këtyre të rinjve.

“Matura shtetërore e vitit që shkoi u mbyll shumë mirë, të gjithë nxënësit i kemi patur të punësuar. Kjo ndodh çdo sezon veror, pasi vetë biznesi ka nevojë për punonjës të kualifikuar. Ne kemi shumë kërkesa për punësimin e nxënësve, saqë s’po mund t’i plotësojmë nevojat që ata kanë,” shton Dedgjonaj.

Sipas të dhënave zyrtare, nga gjurmimi i nxënësve që përfundojnë arsimin profesional rezulton se pjesa më e madhe janë punësuar dhe po qëndrojnë në Shqipëri, rreth 25% janë larguar jashtë vendit, ndërsa disa prej tyre nuk e ndjekin arsimin e lartë.

Megjithatë, sukseset në dukje të arsimit profesional janë sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile të paqëndrueshme për shkak të mungesës së vëmendjes dhe stimulit që profesionistët të qëndrojnë në Shqipëri.

, përfaqësuese e organizatës rinore “Sebastia” thotë se ata kanë kontakt me dhjetra të rinj që duan të ndjekin arsimin profesional, por që nuk i kanë mundësitë.

“Ne si organizatë prej vitesh merremi me të rinjtë, me shqetësim e shohim se ata e shohin të ardhmen jashtë vendit, pasi këtu e kanë humbur shpresën. Shumë prej tyre kanë dëshirë të ndjekin arsimin profesional apo më saktë të marrin një profesion, por shumë prej tyre jetojnë në fshatra dhe s’kanë mundësi financiare,” tha Sula.

Ajo sugjeron se pushteti lokal apo ai qëndror duhet të gjejnë mundësinë për të mbështetur me bursa apo së paku me transport këta të rinj dhe t’u japin atyre një mundësi për të ardhmen.

“Duhet t’iu mundësohet të paktën mundësia e transportit dhe të mbështeten financiarisht edhe me bursa. Në këtë këtë drejtim, qeveria të ketë më tepër vëmendje dhe t’i orientojë të rinjtë drejt profesioneve dhe përmes politikave mbështetëse të krijojë klimë që ata të qëndrojnë dhe punojnë në Shqipëri,” thotë ajo.

Kërkesa në rritje nga biznesi

Shkolla profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë. Foto: Elvis Hila.

Jo të gjithë ata që ndjekin arsim profesional kërkojnë punë në biznesin lokal. Një pjesë e mirë zgjedhin të ndjekin universitetin dhe shumë vendosin të emigrojnë, pasi zanati u ofron punë të sigurtë edhe jashtë Shqipërisë.

është një prej nxënësve që ka kryer arsimin profesional në Lezhë dhe është larguar në Itali, ku po ndjek studimet e larta. Ai thotë se formimi profesional e ka ndihmuar shumë në arsimin e lartë, ndërsa vendosi të largohet për një ardhme më të mirë nga Shqipëria.

“Unë kam mbaruar arsimin profesional në degën Teknologji-Informacioni dhe më pas u largova drejt Italisë, ku po ndjek arsimin e lartë. Arsyeja pse u largova ishte për një të ardhme më të mirë, pasi Shqipëria nuk të ofron shumë,” thotë Cara.

Rajoni i Lezhës është një zonë turistike dhe nevoja për punonjës të kualifikuar kryesisht gjatë verës është një domosdoshmëri. Për të thithur profesionistët, bizneset thonë se kanë rritur pagat, por që kjo nuk ka mjaftuar për të përmbushur nevojat që kanë.

“Unë kam resortin këtu në Shëngjin dhe nevoja për punonjës të kualifikuar dhe profesionistë është mjaft e madhe”, thotë , një prej operatorëve turistikë lokalë.

Sula thotë se numri i atyre që zgjedhin të marrin një zanat në shkollë nuk është aq i lartë sa kërkesa që ka për punëtorë të kualifikuar dhe se emigracioni ua heq nga “goja” bizneseve lokale një pjesë të këtyre punëtorëve.

“Ne i kemi rritur pagat, por shumë të rinj nuk preferojnë të punojnë këtu dhe shkojnë punëtorë sezonalë jashtë vendit”, thotë ai.

Sula thotë se kjo ndikon negativish në gjithë sistemin, pasi cilësia e shërbimit lidhet ngushtë me punonjësit e kualifikuar. “Shpresojmë që sa më shumë të rinjtë të orientohen drejt arsimit profesional, kryesisht në ato dege që kërkon edhe tregu u punës,” përfundoi ai.