Wed, Nov 27, 2024

“Turizëm me surrogacinë”/ Koalicioni shqiptar pro familjes është kundër ligjit të ri për shëndetin riprodhues

  • PublishedApril 29, 2024

‘Legalizuesit e shkeljeve morale duan t’i vendosin një çmim monetar njeriut’.

Kështu e konsideron Koalicioni shqiptar pro familjes dhe jetës, projektligjin e shëndetit riprodhues që sipas tyre, është një maskim i ligjeve të tjera.

Maskohen disa ligje të tjera, që godasin njeriun. legalizon abortin te vajzat 16-vjeçare pa dijeninë e prindit. Marrëdhënia prindër fëmijë ndahet dhe nxitet fshehtësia”, shprehet pastori Akil Pano.

Përveçse i vihet gruas një çmim, fitimin do ta kenë klinikat që do të merren me surrogaci.

Legalizuesit e mëdhenj të shkelësit të moralit mbërrijnë në pikën ku kërkojnë të legjitimohet ajo që është e ndaluar. E dini në në SHBA ky proces kushton 240 mijë dollarë, 70 mijë i merr nëna surrogate, të tjerat i marrin klinikat”.

Sipas Panos në Shqipëri do të lulëzojë turizmi i surrogacisë  që do të pasojë deri trafikimin e embrioneve apo bebeve

Jo pak gra dhe vajza do të jenë të ekspozuara përkundrejt nevojës për mbijetesë dhe do ta konsideronin veten e tyre ne potencë për të ofruar trupin e tyre për të qenë nëna surrogate”.

Projektligji mbi shëndetin riprodhues ka ndezur debate të forta çka pritet të sjellë reflektim nga hartuesit e tij.


AlbaniaWeb.net