“Zoti ishte në një moment stresi kur bëri shqiptarët” batuta epike e Ramës: Kur bëri Shqipërinë ishte e diel dhe pushim
Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat as gjatë fjalës së tij në aktivitetin për mbarëvajtja e sezonit turistik bazuar mbi sigurinë, mikpritjen, shërbimet dhe infrastrukturën për pushuesit.
Ai tha se kur Zoti bëri Shqipërinë ishte e diel dhe pushim, por kur krijoi shqiptarët po përjetonte moment stresi.
Rama: Ne jemi vend i vogël, por kemi një bekim shumë të madh. Zoti kur bëri Shqipërinë e bëri ditën e diel kur ishte pushim. në 28 mijë km2 a futur çdo gjë, dy dete, 9 lumenj, male, lugina fantastike, pasuri nëntokësore, çdo gjë që mundshme dhe të imagjinueshme për ta patur në një distancë shumë të shkurtër, Zoti e ka futur në hartën e Shqipërisë. Nuk e di çfarë intensiteti pune ka patur kur bëri shqiptarët, por kur bëri Shqipërinë ishte e diel dhe e kishte pushim.
Kur bëri shqiptarët ka qenë shumë i zënë me siguri dhe në një moment stresi ka nxjerrë shqiptarët. Dhe nga ai moment stresi shqiptarët dolën aq sa të jashtëzakonshëm kur janë vetëm dhe kur janë përballë një sfide ku nuk kanë kujt t’i drejtohen tjetër veç forcave të veta si individë, hidhi ku të duash, aq edhe të jashtëzakonshëm pastaj për t’u ngrënë me njëri-tjetrin.
AlbaniaWeb.net