Thu, Oct 31, 2024

Dikur ‘tifo’ e sot kundërshtar me Romeon. Jetmiri tregon të vërtetën

  • PublishedApril 30, 2024

Jetmir Salaj, një prej ish-banorëve të shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, ‘BBV3’, mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një videolive në Instagram.

Në hyrje ai u shpreh se tanimë mund të flasi lirshëm lidhur me më shumë detaje të cilat deri dje nuk mundej, e ndërsa tani ai ishte ‘i gatshëm’ pasi kishte mbyllur disa gjëra lidhur me kontratën që ka lidhur me ‘Top Channel’.

“Dhe pse jo plotësisht sepse ajo është kontrat 1-vjeçare por që mund të flas më lirshëm.”- u shpreh Jetmiri.

Sakaq ai është pyetur nga moderatorja Rozana Radi lidhur me marrëdhënien që ai krijoi në shtëpi me Romoen.

Rikujtojmë që në hyrje të tij në shtëpi ai ishte një mbështetës i Romeos por në fund u bë kundërshtar me të dhe Jetmiri u shpreh se ishte Romeo ai i cili e refuzoi në mënyrë agresive ish-banorin.

Pjesë nga biseda:

Rozana Radi: Nga jashtë e ke mbështetur fuqishëm Romeon por në shtëpi s’kishe të njëjtat mendime që kishe dhe jashtë.

Jetmir: Nga jashtë mua më dukej sikur po i bëheshin padrejtësi dhe më dukej viktima e situatës, më dukej si ai djali i drejtë që të gjithë ja kishin me hile. Kur u afrova e pashë në kontekst tjetër gjënë dhe unë në fakt, po ta shohësh me qetësi u afrova me të gjithë, Romeos më tepër. Por Romeo më refuzoi në mënyrë agresive kështu që ishte e pamundur të diskutoje dhe e lashë nuk u mora më me të!