“Ajo ka nevojë për njerëz që t’a duan”/ Për kë po flasin fermerët Vip?
Pasditja në “Ferma Vip” është për të diskutuar. Mariana, Flori dhe Ditea kanë folur për debatin që Flori ka patur gjatë ditës me Xhesikën. Mariana u shpreh se Xhesika është shumë e dashur si person dhe tregoi që ajo i kishte thënë se nuk donte të debatonte me Florin. Flori, po ashtu ndau të njëjtin mendim duke thënë se Xhesika ka nevojë për njerëz që e duan.
Pjesë nga biseda:
Mariana: Është e mençur, e dashur. Po t’a duash, të do ajo
Flori: Ajo për njerëz që t’a duan ka nevojë se ajo dashurinë e fal.
Mariana: Po edhe atëherë kur u kapët ju, më tha mua ajo me Florin nuk doja të zihesha. I thashë unë nuk ka problem, do t’a shihni vetë dhe vërtetë ju u pajtuat vetë. Po t’a thashë edhe ty më duket
Flori: Po
Mariana: Edhe shumë mirë, është e mirë Xhesi.