“Akoma nuk e keni zbardhur sulmin ndaj Top Channel”, Salianji në interpelancë me ministrin Balla: U godit institucioni më i rëndësishëm mediatik
Në interpelancën me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, deputeti Ervin Salianji përmendi sulmin e pazbardhur ndaj AlbaniaWeb.net, ku mbeti i vrarë roja Pal Kola.
“U godit me armë institucioni më i rëndësishëm mediatik, AlbaniaWeb.net, u vra një roje, akoma nuk e keni zbardhur”, tha Salianji.
Ndërkohë në fillim të këtij viti, Balla e quajti rastin si “pengun e tij të përditshëm”, ndërsa deklaroi se ka një pistë për këtë ngjarje të rëndë, të bazuar në informacione të besueshme. Ministri deklaroi se ky sulm është një prej akteve më të rënda që ka ndodhur në vendin tonë.
Deputeti Salianji përmendi gjithashtu edhe sulmin e pak ditëve më parë, ndaj gjyqtarit në Shkodër, Tonin Sterkaj, të cilit iu vendos eksploviz në banesë, ngjarje që sipas tij duhet të ishin parandaluar ose të ishin zbardhur.
AlbaniaWeb.net