Arsenali “i fiksuar” pas Vlahovic, gati të bëjë sakrificë ekonomike për sulmuesin
Arsenali vazhdon të jetë në gjurmët e Dusan Vlahovic. Siç raportojnë mediat britanike, “Topçinjtë” janë gati të bëjnë një sakrificë ekonomike, në mënyrë që të sigurojnë shërbimet e sulmuesit serb.
Në bazë të asaj që shkruhet, Gooners po mendojnë të ofrojnë 65 milionë euro në tryezë për të bindur bardhezinjtë që ta shesin lojtarin në verë. Në krahun tjetër, klubi torinez nuk do të dëshironte të privohej nga Vlahovic, por mund të ndryshonte mendje nëse vjen Joshua Zirkzee nga Bolonja dhe nëse Arsenali vendos të rrisë ofertën.
(J.S/)