Debat i ashpër mes Romeos dhe Eglës në “BBV3”: Zogu të mban në ajër!
Egla Ceno dhe Romeo Veshaj kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin gjatë ditës së sotme në “BBV3”. Kjo ka nisur për shkak të vendimit që Egla si lidere mori në spektaklin e shkuar për të dërguar në nominim Heidin dhe Romeon.
Mirëpo asnjë prej banorëve në shtëpi nuk është në dijeni se asnjë prej tyre nuk do të dalë të shtunën. Për këtë Romeo dhe Egla kanë patur debate të ashpra më njëri-tjetrin ditën e sotme, teksa biseda e tyre ka agravuar duke kaluar në ofendime.
Pjesë nga debati:
Romeo- Në 2024 nuk ka rastësi. Çdo gjë që ka ndodhur në këtë shtëpi ka ndodhur për një arsye. Po lërë zogun se me ato krahët e vogla ai të mban në ajër.
Egla- Unë të bëj një bajgë të madhe që të të mbajë ngrohtë e di ti.