Wed, Nov 27, 2024

“Hipokrizi të thuash hetuesin e kam mik”, Dudushi për deklaratën e Veliajt: Ai u shpreh se ishte kënaqësi, por…

  • PublishedMay 2, 2024

Paraqitja e Erjon Veliajt në SPAK dhe ajo se çfarë deklaroi në konferencën për shtyp, u komentua edhe nga Alban Dudushi në SPAK, ku u shpreh se ishte hipokrizi nga ana e Veliajt që konsideroi miq e kolegë hetuesit e tij.

Grida Duma: Më shumë se çështja që po hetohet, pse ka folur kështu Veliaj? Si për kolegë, barazi me ata deri tek pika që thotë me buxhetin tonë dhe me vullnetin tonë.

Alban Dudushi: Këto janë teknika të komunikimit publik dhe Erjoni ka zgjedhur këtë taktikë. Normalisht Erjoni është hipokrit në atë që thotë. Kur them hipokrit e kam fjalën që nuk besoj se ndonjëri që është këtu do donte ta bënte mik shtëpie në rast se kurrë mos qoftë, të vinte radha për t’u hetuar nga dikush dhe hetuesin tënd ta bëje mik shtëpie. Nuk ndodh, pra në këtë lloj kuptimi, kjo kënaqësi e të qenurit atje, në fakt është hipokrizi. Ajo çfarë shikoj unë që një herë të vetme deri tani, kjo hipokrizi është në të mirën publike, është më pozitive sesa sinqeriteti që ka opozita në këtë rast. Po ta krahasosh Veliajn që e mbajnë 7 orë në SPAK, që del dhe thotë “miqtë e mi, kolegët e mi atje, kam kënaqësi” etj, etj që është në vazhdimësi të asaj që Plarenti tha pak më parë që këta po shtrëngojnë dhëmbët, goditen nga SPAK-u, por ulin kokën kur futen tek ajo porta atje.


AlbaniaWeb.net