Mon, Nov 25, 2024

Tre ditë trajnimi intensiv për ekpsertët dhe aktorët e interesit në Zonat e Mbrojtura Detare të Adriatikut Jugor, nga Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi

  • PublishedMay 2, 2024

Në javën e dytë të muajit Maj, aktivitetet e para të projektit ENGAGE do të marrin jetë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën. Emri i projektit është “Forcimi i mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit në zonën e Ngushticës midis Adriatikut Jugor dhe Jonit”.

Ky është një projekt i mbështetur nga Programi  Interreg IPA South Adriatic dhe i tillë projekt ka si qëllim të aktualizojë rezultatet e projektit Interreg me titull “Mediterranean Biodiversity Protection Community” dhe në vecanti të vendosi në praktikë Dokumentin Politik “për përcaktimin e kuadrit të administrimit të Zonës së Rëndësishme Biologjike apo Ekologjike në Ngushticën e Adriatikut Jugor dhe Jonit”.

Për të arritur këtë qëllim, në kuadër të implementimit të këtij projekti, do të organizohet a) një trajnim ndërkufitar prej 30 orëh në Shqipëri, b) tre ëorkshope – Shqipëri, itali dhe Mal i Zi, ku do të përfshihen aktorët e interesit dhe ekspertë të ndryshëm dhe c) një event në Mal të Zi, ku pervec ekspertëve, nuk do të mungojnë edhe vendim-marrësit dhe operatorët ekonomik.

Nga data 7 Maj në datë 9 Maj në Tiranë, partneri Shqipëtar në këtë projekt, Albanian Center for Environmental Protection and Sustainable Development (ACEPSD) do të organizojë një trajnim për të përmirësuar aftësitë e ekspertëve dhe aktorëve të interesit në zonat e mbrojtura detare (ZMD-të) të Adriatikut Jugor.

Ky trajnim intensivë do të forcojë kapacitetet e institucioneve kompetente jo veteëm në Shqipëri, por edhe në Mal të Zi dhe Itali, në mënyrë që të jenë të aftë të përpilojnë masa specifike rreth mbrojtjes së biodiversitetit dhe habitateve përkatëse. Trajnimi do të jetë specifikisht i bazuar në zgjerimin e bagazhit të njohurive dhe aftësimit të nevojshëm për të implementuar një zonë të mbrojtur detare ndërkufitare, ku nuk do të mungojë edhe analiza e kapaciteteve aktuale me institucionet përgjegjëse. Në tematikat që do të trajtohen, do të përfshihen cështje që lidhen drejtëpërdrejtë me peshkimin, akuakulturën, ZMD-ët, ndryshimet e klimës, cetacet, peshkaqenët dhe rajat dhe cështje të tjera mjaft interesante. Trajnuesit nga organizmat partnere në projektin ENGAGE dhe trajnues të tjerë me experiencë nga vende të tjera të Mesdheut, do të shkëmbejnë praktikat më të mira dhe eksperiencat rreth masave konkrete dhe aktuale në mbrojtjen e ZMD-ve. Nga aplikimi online, u arritën të përzgjidheshin si pjesëmarrës në këtë trajnim, 10 nga Shqipëria, 5 nga Italia dhe 5 nga Mali i Zi.